Një burrë me peshën e të cilit u rrit në 323 kilogramë pasi hante rreth 7.000 kalori në ditë, ka humbur gjysmën e peshës së trupit – dhe mendon se tani i ngjan një “balonë e shfryrë”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Paul Stevenson, i cili tani është duke shpresuar për operacionin e heqjes së lëkurës.
Stevenson, 36-vjeçari nga Derbyshire, ushqehej me ushqime të ndryshme dhe ushqyese, të mjaftueshme për dy njerëz në ditë dhe nuk ishte larguar nga shtëpia e tij gati pesë vjet, që nga kur vendosi të ndryshonte jetën pasi një mjek e paralajmëroi se po rrezikonte shumë.
Pesha e tij filloi të rritej në vitin 2000 pas vdekjes së nënës së tij, Valerie, 50 vjeç, duke e lënë atë të ndeshej me depresion dhe ankth aq të rëndë sa ai vuajti sulme paniku.
Gjatë një vizite në shtëpi nga mjeku i tij dy vjet më parë, atij iu tha se ‘do të vdiste’ në qoftë se ai nuk ndryshon këtë stil të ushqyerit dhe të jetuarit.
Ai më pas, në sajë të një diete të shëndetshme, të kufizuar dhe stërvitjeve ka humbur 184 kilogramë – por tani ka mbetur me “lëkurë të tepërt” në të gjithë trupin e tij. /Telegrafi/