Një grua që cilësohet si gruaja më e plotë në Azi dhe që dikur peshonte plot 300 kilogramë, ka arritur të humb shumicën e peshës së tepërt trupore pas dy ndërhyrjeve kirurgjike në bark.
Amita Rajani, 42-vjeçe, ishte detyruar të qëndrojë e shtrirë për më shumë se tetë vite, dhe vazhdimisht kishte nevojë për dy asistente sa herë që kishte nevojë të shkojë në tualet, transmeton Telegrafi.
Por pas ndërhyrjeve kirurgjike – të parën që e pati në vitin 2015 dhe të dytën më 2017 – ajo tani mund të ecë pa ndihmën e askujt dhe të bëjë ushtrime e udhëtojë nëpër gjithë Indinë.
Por, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi planifikon të futet në librin e rekordeve Guiness si gruaja më plotë që i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike në bark.
Ndryshe kjo grua nga India aktualisht peshon 82 kilogramë, dhe thotë se synon të dobësohet edhe më shumë. /Telegrafi/