Telegrafi

Peshon vetëm 40 kilogram: Askush s’guxon të flas për gjendjen shëndetësore të pronarit të Playboyt (Foto)

Ai është një prej njerëzve me më ndikim në botë dhe kjo dëshmohet me raportimet e pakta rreth jetës private.

Shumë media të huaja nuk pushojnë së raportuari se pronari i perandorisë ‘Playboy’, Hugh Hefner është në gjendje të keqe.

Raportohet se 90-vjeçari ka muaj që nuk e ka vizituar rezidencën e Playboyt pasi që nuk dëshiron ta shohin në gjendjen e vështirë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Madje, thuhet se Hefner po lëvizë vetëm përmes një karroce.

Disa burime thonë se Hugh peshon hiq më pak se 40 kilogram, dhe të gjithë ata që vizitojnë duhet të nënshkruajnë një dokument që nuk do të flasin në publik për gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/