Site icon Telegrafi

‘Peshoja sa një elefant’: Humbë gjysmën e peshës pasi i ati i thoshte se e turpëronte me trashësinë e saj (Foto)

Maddy Ghorob ka jetuar tërë jetën e saj duke e quajtur veten ‘foshnja elefant’ pasi peshonte më shumë se 100 kilogramë që nga fëmijëria.

Sa herë që planifikonte të dilte me shoqërinë në ndonjë restorant, ajo duhej të shikonte ne Google ulëset e atij lokali që të sigurohej se do e zinin trupin e saj, kështu do e shmangte edhe turpërimin nga shoqëria.

Studentja e drejtësisë nga Los Angeles kishte filluar të ndjente probleme serioze me shëndetin por as këto nuk do ia mbushnin mendjen për dobësim ashtu siç bënë fjalët e babait të saj.

Lexo po ashtu E quante të trashë dhe të shëmtuar, shikoni si i hakmerret ish-të dashurit pasi humbi 70 kilogramë (Foto)

“Po më turpëron. Jo me peshën por me paaftësinë tënde për t’u dobësuar”, këto kishin qenë fjalët pikante të të atit të cilat i shërbyen Maddyt për të nisur udhëtimin drejt një jetese më të shëndetshme.

29 vjecja ka treguar se nuk është ndjerë e fyer nga babai i saj pasi që në familjen e tyre gjithmonë ka mbretëruar sinqeriteti dhe dashuria.

Lexo po ashtu Dikur kishte 142 kilogramë dhe të gjithë e përqeshnin dhe e quanin të trashë, por sot të gjithë duan të dalin me të (Foto)

“Nuk u ofendova. Përkundrazi më bëri të kuptoja se nuk doja që njerëzit të më shihnin si të paaftë për t’u kujdesur për trupin tim”, ka thënë ajo, transmeton ORAinfo.

Tani Maddy Ghorob që i kishte plotë 140 kg, peshon sa gjysma e këtij numri dhe thotë se ndjehet krenare për suksesin e saj.

Exit mobile version