Telegrafi

Peshku i rrezikshëm kafshon keq peshkatarin (Foto)

Shumë peshkatarë që peshkojnë në liqenin e Dojranit thonë se janë kafshuar nga peshk të çuditshëm, të cilat ata besojnë se janë Piranhat famëkeqe, peshq të rrezikshëm që jetojnë në lumenj të Amerikës së Jugut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Peshkatarët janë në panik, kurse sipas tyre njërit nga kolegëve i ishte kafshuar edhe gishti. Për një tjetër përsëri, vërtetojnë se i ishte kafshuar dora nga Piranha, kur ai është përpjekur të largoj peshkun e pazakontë nga rrjeti i peshkimit.

Sipas pamjes dhe forcës së dhëmbëve, thonë peshkatarët, me siguri bëhet fjalë për peshkun Piranha. Peshkatarët kanë shpërndarë nga një mostër gjoja e kapur në Liqenin e Dojranit. /Telegrafi/