Telegrafi

Peshku pa kokë vazhdonte të lëvizte, edhe pasi ishte ndarë në gjysmë (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, që e tregon një peshk pa kokë, të ndarë në gjysmë dhe pa asnjë organ, që vazhdonte të lëvizte.

Të pranishmit kanë mbetur të befasuar, me krijesën që përplasej derisa ishte në tavolinën e gatimit.

“Po sikur të jetë i gjallë, të piqej dhe të hahej në këtë formë. Më duket shumë e frikshme”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, njohësit e gjallesave kanë bërë të ditur, se këto janë reflekse të muskujve që nxiten vet pa u dirigjuar nga truri. /Telegrafi/