Site icon Telegrafi

Peshku mustak nuk e ‘zgjedh ushqimin’, por iu bllokua preja në fyt dhe e mbyti

Peshku mustak kishte mbivlerësuar vetën ose kishte nënvlerësuar breshkën! Preja e tij u bllokua në fyt.

Ky mustak ka mbushur gojën shumë. Peshku ngordhi ndërsa përpinte një breshkë gjigante!

Të mërkurën, mustaku lëkundej gjysmë i ngordhur në ujë në brigjet e Göttingen Kiessee në Gjermani me prenë e tij në gojë: vetëm këmbët dhe bishti i breshkës po dukeshin nga goja e hapur e peshkut, transmeton Telegrafi.

“Breshka i kafshoi gushë peshkut”, shpjegon një peshkatar i peshkut që ishte i pranishëm.

“Kjo ishte një vdekje e ngadalshme e mustakut”, tha ai.

Kur peshkatarët e kishin nxjerrë peshkun në breg, ai akoma dridhej pak, që do të thotë se ishe në momentet e fundit të jetës së tij, preja e tij tashmë kishte ngordhur! Kjo është arsyeja pse vizitorët e liqenit nxorën në breg me një litar peshkun gjigant me gjatësi 1.75 metra.

Exit mobile version