Ai është gjetur në dysheme prapa një arke nga pronarja e tij Barbara Woodward në shtëpinë e saj në orën shtatë të mëngjesit.
Ajo ka menduar se kishte ngordhur dhe, pasi që nuk mundi ta lëviz arkën, la peshkun ashtu dhe shkoi në punë, shkruan gazeta The Sun.
Por kur u kthye në ora tetë të mbrëmjes nga puna pa se Ginger ishte ende gjallë dhe po përplasej nëpër dysheme.
Ai ishte lënë në akuarium në orën 11 të natës së mëhershme, prandaj ka mundur të jetë jashtë ujit për 21 orë.
Një veterinar lokal ka thënë se peshqit zakonisht ngordhin brenda minutash pa ujë pasi që u nevojitet për të marrë frymë.
Ginger ishte një dhuratë nga burri i Barbaras për të.
Ajo ka thënë: "Nuk mund ta besoj. Ai dukej i pajetë dhe planifikova ta varros. Është një mrekulli e vërtetë e Krishtlindjeve".