Site icon Telegrafi

Peshku i rrezikshëm që mund të qëndrojë pa ujë 6 ditë (Video)

Një peshk i çuditshëm dhe me ‘superfuqi’ i cili mund të qëndrojë pa ujë dhe të marrë frymë në tokë deri në gjashtë ditë është shfaqur në Australi, kurse shkencëtarët paralajmërojnë se ai mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe për kafshët e egra.

Sipas hulumtuesve të Universitetit James Cook, kjo krijesë mund të shkaktojë fatkeqësi të madhe për kafshët e egra të cilat jetojnë në Australi, transmeton Lajmi.net.

Peshku, mund të vrasë zogj dhe nëse ndonjë peshk më i madh e gëlltitë atë, ky mund ta hajë atë përbrenda, raportoi Metro.

Vetëm disa nga ky lloj janë parë në tokat e Australisë deri më tani, por shkencëtarët janë duke monitoruar gjithçka.

Exit mobile version