Telegrafi

Peshkopi Pimen dëshmon për “27 prillin”

Me dhënien e deklaratave të peshkopit Pimen Ilievski, i propozuar si dëshmitar nga i akuzuari Bogdan Ilievski “Betmen”, në Gjykatën Penale filloi seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancën e sotme duhet që të dëshmojnë edhe Ivona Opetçeska-Tatarçeska, Metodija Ilievski dhe Tomisllav Jovanovski, të gjithë të propozuar nga i akuzuari Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Vazhdojnë gjykimet për tri lëndët e PSP-së

Sot duhet që të dëshmonte edhe Sotir Kostov, i cili mungon për shkaqe shëndetësore dhe avokati i Ilievskit, Sashko Dukovski e ka tërhequr dëshmitarin./Telegrafi/