Shpresojmë që deri në fund ose gjatë këtij viti edhe ne të gëzohemi si një kishë autoqefale, e njohur nga Patriarkana Eumenike dhe kishat e tjera ortodokse lokale, tha peshkopi Petar.
Ai sot në Prilep ka bekuar drekën tradicionale të Krishtlindjeve për rreth 500 fëmijë nga e gjithë Maqedonia. Peshkopi Petar pranon se aktualisht nuk ka vazhdimësi të kontakteve me Stambollin, por shpreson se së shpejti do të vendosen, meqë Kisha Ortodokse e Maqedonisë është e dyta pas kishës së ukrainase që duhet të fiton Autoqefalinë. Sipas tij, “ne kurrë nuk duhet të humbim shpresën”.
I pyetur nëse pason një ndarje tek ortodoksët pas pozitës që ndjek Moska, peshkopi Petar mendon se është më shumë një keqkuptim nga pikëpamja politike që me kalimin e kohës do të tejkalohet./Telegrafi/