Site icon Telegrafi

Peshkatarit i fluturon para syve peshku 40 kilogramësh, për pak sa nuk e godet në fytyrë

Ky është momenti kur një peshkatar për pak sa nuk goditet në fytyrë nga një peshk 40 kilogramësh, që del nga uji dhe kërcen duke kaluar tërë barkën dhe përfunduar në anën tjetër.

Ben Olsen po udhëhiqte një udhëtim në ishullin Marco në Fl0rida, kur një peshk gjigant doli nga uji dhe kërceu duke i kaluar para syve, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi krejt spontanisht dhe peshku i cili kërceu para syve të tij, disa minuta më vonë ka përfunduar në grepin e tij. Por, ky burrë po të goditej nga peshku sigurisht se do të përfundonte në ujë për faktin se ishte i madh dhe peshonte shumë.

E ky moment është kapur me kamerë GoPro, që e kishte të vendosur në helmetë një person tjetër që ishte në barkë dhe as që e kishte idenë që do të jetë dëshmitarë i një skene të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version