Një peshkatar i tmerruar ka folur për momentin kur anija e tij u sulmua nga pesë balena, të cilat ia copëtuan varkën dhe mbeti i frikësuar duke menduar se do ta pësojë me jetë.
Pasi një grup prej pesë orkash (një lloj i balenës) e ndoqën pas 70-vjeçarin Philouceros, që po lundronte në brigjet në Portugalisë, peshkatari i moshuar u detyrua të dërgojë sinjal për ndihmë pasi orkat filluan t’ia sulmojnë anijen, transmeton Telegrafi.
Phep që po udhëtonte në Royan të Francës, ka arritur të kap momentin e sulmit, ku dy prej orkave filluan t’ia copëzojnë anijen e quajtur Oxygene.
Ajo çfarë e kishte frikësuar më së shumti kur filloi të dëgjojë zhurmën e copëzave të anijes që po binin në ujë. Megjithatë falë përvojës 55-vjeçare arriti t’i shpëtojë më të keqes.
“Mendoj se ishin orka të vogla. Ishin rreth gjashtë apo shtatë metra të gjata. Sulmi ishte shumë brutal”, tha Phep. /Telegrafi/