Site icon Telegrafi

Peshkatari zë një peshk gjigant, habitet kur brenda barkut gjen 32 breshka të vogla (Video)

Një peshkatar nga Kosta Rika ka arritur ta zë një peshk gjigantit i njohur si mahi-mahi (apo peshku delfin), por kurrë nuk kishte besuar se së bashku me të kishte zënë edhe diçka tjetër.

Por, duket se ky peshk gjigant para se të binte në grepin e tij kishte ngrënë mirë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.

Pasi që ia nguli thikën dhe ia hapi barkun, brenda saj nxori 32 breshka të vogla.

Por, fatkeqësisht që të gjitha breshkat e vogla kishin ngordhur në bark. /Telegrafi/

Exit mobile version