Site icon Telegrafi

Peshkatari u përkul nga varka për të larë duart, peshkaqeni nga uji i turbullt në Florida e rrëmbeu në pak sekonda – ia kafshoi dorën

Një peshkaqen i madh kafshoi dorën e një vizitori në Parkun Kombëtar Everglades në Florida!

Videoja e shkurtër tregon një të ri të përkulur mbi një varkë peshkimi me qëllim që të lajë duart, por pothuajse në të njëjtin moment një peshkaqen i madh doli në sipërfaqe dhe i kafshoi dorën, transmeton Telegrafi.

I riu ra në ujë me një britmë të frikshme, ndërsa në prapavijë dëgjohen vizitorët e tjerë duke bërtitur “kapeni, nxirreni nga uji”.

I riu ka arritur disi të dalë nga uji dhe në video shihet gjurma e përgjakshme e lënë nga dora e tij. Nga Parku Kombëtar thanë se nuk janë të sigurt se çfarë lloj peshkaqeni sulmoi peshkatarin e ri, por mediat lokale raportuan jozyrtarisht se ishte një peshkaqen dem.

I riu i cili u sulmua nga peshkaqeni u trajtua menjëherë nga rojet e parkut dhe më pas u transportua nga personeli i shpëtimit në një qendër mjekësore në zonën e Majamit.

Për momentin nuk dihet se sa i rëndë është lëndimi në dorë. Peshkatari që ka regjistruar të gjithë skenën thotë se skena ka qenë e frikshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version