Telegrafi

Peshkatari tajlandez gjen gurë të pazakontë në plazh, bëhet për 2.6 milionë dollarë më i pasur – fjala është për të vjellat e balenës që përdoren për prodhimin e parfumeve

Peshkatari tajlandez Naris Savanasang, 60-vjeç, ka gjetur në plazhin Nakon Si Tamarat në jug të këtij vendi, diçka që i ngjante në shikim të parë gurëve, e për shkak të këtij zbulimi mund të bëhet milioner.

Savanasang, që fiton rreth 500 dollarë në muaj, nga tani mund të fitojë rreth 2.6 milionë dollarë për shkak të zbulimit të ambergris – të vjellave të balenës, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë u telefonoi të afërmve për ta ndihmuar për t’i “transportuar gurët” në shtëpi, me qëllim që të mund më mirë t’i analizojë.

Në fund rezultoi se bëhet fjalë për ambrën me të cilën mund të bëhet prodhimi i parfumeve siç është “Chanel nr 5”, që ndihmon që aroma të zgjasë sa më shumë në trupin tuaj.

Ata testuan pjesën sipërfaqësore të cilës i vunë flakën dhe menjëherë filloi të shkrihet duke dhënë një aromë të pazakontë – veprim ky që edhe konfirmoi se nuk është guri por një gjetje shumë e shtrenjtë që peshon  rreth 100 kilogramë.

Siç thekson ky burrë nga Tajlanda, ai tashmë është kontaktuar nga disa blerës potencial të cilët po i afrojnë shuma të majme të parave – madje deri në 2.6 milionë dollarë.

Ndryshe ambergris formohet nga organizmi i balenës, të cilin e vjell dhe ka një erë të pakëndshme duke qëndruar mbi sipërfaqe të ujit ndoshta edhe me vite.

Me kalimin e kohës, ai humb aromën e keqe dhe merr formën e një guri që përdoret për prodhimin e parfumeve të shtrenjta nga markat e njohura botërore.

Në vitin 2016, një copë e ambres prej 1.5 kilogram ishte gjetur në Lancashire dhe ishte shitur për 50 mijë funte, e po të njëjtin vit tre peshkatarë nga Omani nxorën 80 kilogramë dhe e shitën për 3 milionë dollarë. /Telegrafi/