Një peshkatar nga Indonezia i cili pretendon se e dinë lokacionin e saktë kur është rrëzuar aeroplani MH370 në detin Sumatra, është betuar në librin e shenjtë të Kuranit se e thotë të vërtetën.
Rusli Khusmin, 42-vjeç, tha se ai dhe shokët e tij ishin dëshmitar të ngjarje tragjike, ku aeroplani i aviokompanisë Malasyan Airline që po transportonte 239 persona u zhduk në mëngjesin e 8 marsit të vitit 2014, transmeton Telegrafi.
Rusli ka regjistruar koordinatat dhe pretendon se aeroplani përfundoi në ujë, kurse pajisja e tij GPS regjistroi gjithçka dhe hartat ia tregoi gazetarëve.
Gjatë një konference të mbajtur në Suban Jaya në afërsi të Kuala Lumpur nga ku aeroplani MH370 u nis, ai rikujtoi momentin kur pa aeroplanin e dëmtuar dhe tymin e zi që dilte nga fluturakja.
“E pashë aeroplanin duke lëvizur nga ana e majtë në të djathtë. Nuk bënte zhurmë, vetëm tym i zi dilte si rezultat i zjarrit që kishte shpërthyer para se të përfundonte në ujë”, ka deklaruar Khusmin.
Ai ia ka dorëzuar të dhënat e GPS-së që i ka regjistruar si prova organizatës joqeveritare CASSA në Malajzi. Ndërkaq Dr. Jacob George president i CASSA, tha se këto të dhëna edhe zyrtarisht do t’ia dërgojë kryeministrit të Malajzisë, Mahathir Mohamad.
Pas plotë katër viteve kërkime që të gjejnë aeroplanin apo vendin ku është rrëzuar, qeveria e Malajzisë kishte ndërprerë hetimet, duke pranuar se ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me aeroplanin. /Telegrafi/