Një peshkatar e ka përshkruar kapjen e një karavidhe të rrallë blu në Belfast Lough, Irlandë të Veriut, si kapjen më të rëndësishme të jetës.
Stuart Brown, 28 vjeç, nga Bangor, County Down tha se zbulimi i karavidhes kishte ardhur si “një surprizë për të gjithë”, transmeton Telegrafi.
Ajo u kap në rrjet që kishte qenë në ujë afër Blackhead Lighthouse në brigjet veriore të liqenit.
Brown e lëshoi karavidhen pasi e fotografoi pasi ishte pak nën madhësinë e lejuar për t’a mbajtur.
“Është ende aty diku. Shpresojmë se nëse dikush tjetër e kap atë, ata do ta kthejë gjithashtu”.
Peshkatari tha se varka e tij ishte në 15-18 metra ujë kur ai tërhoqi rrjetën lart. /Telegrafi/