Site icon Telegrafi

Peshkatari mendoi se kishte kapur një peshk të madh – u trondit kur pa se çfarë doli në sipërfaqe

Një peshkatar ka mbetur i shokuar pasi ka kapur një krokodil përbindësh në Queensland të Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jim Falkenberg, nga Townsville, ndjeu një tërheqje ndërsa po peshkonte pranë ishullit Hinchinbrook të hënën.

Por ai shpejt e kuptoi se “kapja” ishte shumë më tepër sesa një peshk kur një krokodil masiv u shfaq në fund të shkopit të tij të peshkimit.

“Ishte afërsisht tre metra i gjatë kështu që unë e dija se nuk do të ishte një kapje e lehtë”.

Peshkatari tha që grabitqari ose kapi karremin, ose gëlltiti një peshk që ishte kapur në karrem.

Pasi “përballjes” për gati një orë, Falkenberg arriti të thyejë shkopin dhe kafsha u largua. /Telegrafi/

Exit mobile version