Në Queensland të Australisë, është xhiruar një peshkatar, teksa mbulohet i tëri nga valët, por nuk e lëshon peshkun që e kishte zënë në grep.
Burri i njohur vetëm si Evan, mbahet për një rrethojë metali, ndërsa një pjesë e barkës është nën sipërfaqen e ujit.
Derisa ai e tërheqë shkopin e peshkimit, një pjesëtar i ekuipazhi i qëndron afër, në përpjekje që ta mbrojë nga rrëzimi, apo futja në det, transmeton Telegrafi.
“Evan ju jeni heroi im” dëgjohet duke thënë një njeri, ndërsa të tjerë thonë fjalë inkurajuese për të.
Mësohet se gjatë kësaj eksperience në mot të keq, ai e ka zënë një peshk që peshon 30 kilogramë. /Telegrafi/