Telegrafi

Peshkatari hap barkun e peshkut dhe gjen, kapakë të shisheve, kavanozave, shkrepës dhe copëza tjera të plastikës (Video, +18)

Një peshkatar ka filmuar momentin kur brenda barkut të peshkut që e kishte zënë, nxjerrë copëza të ndryshme të plastikës që i kishte përpirë.

Lloji i peshkut i njohuri si Mahi Mahi, ishte kapur nga ky peshkatar në bregun e Kosta Rikës, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që e vuri në anije dyshonte se ky peshk ishte i sëmurë, dhe kështu vendosi t’ia hap barkun për të konstatuar se çfarë i kishte shkaktuar probleme.

Ai mbeti i habitur me atë çfarë gjeti brenda barkut të peshkut, dëshmi kjo që ambienti ku ai jetonte nuk ishte aspak i pastër.

Peshkatari filmoi veten duke i nxjerrë peshkut nga barku, kapakë të kavanozave, copëza të mprehta të plastikës, kapakë të shisheve të plastikës dhe shkrepës. /Telegrafi/