Telegrafi

Peshkatari gjen një perlë gjigante me vlerë rreth 88 mijë euro

Një perlë gjigante, besohet të jetë më e madhja në botë dhe me një vlerë mbi 88 mijë euro, është zbuluar në Filipine pasi familja e një peshkatari e dorëzoi atë tek autoritetet, shkruan The Independent.

Perla stërmadhe ka përmasat prej 30.5 centimetra në gjerësi dhe 2.2 centimetra dhe peshon 34 kilogram, transmeton KosovaPress.

Është zbuluar përafërsisht para një dekade nga peshkatari lokal por ishte mbajtur e fshehtë nën shtratin e tij si një hajmali për fat të mirë.