Telegrafi

Peshkatari bëhet milioner, pasi iu kap diçka e pazakontë në rrjet (Foto)

Khalid Al Sinani ka qenë duke peshkuar në brigjet e Qurayat të Omanit, kur në rrjet i është kapur një objekt i pazakontë.

Pasi e ka nxjerrën masën që në prekje duket si dyll, ka mësuar se është pështymë e balenës, shumë e kërkuar në industrinë e kozmetikës, transmeton Telegrafi.

Me të bërë publik lajmin, atij i kanë ofruar deri tre milionë euro, për të blerë masën që peshon 60 kilogramë.

“Isha gati të shkoj në shtëpi, kur rrjeti filloi të rëndohej dhe tërhiqej me vështirësi. Pasi doli në sipërfaqe, u përhap një erë e rëndë”, ka thënë peshkatari.

“Barka ime i ka vetëm gjashtë metra, ndërsa kjo ishte shumë e madhe, por e tërhoqa disi deri në breg. E ndjeva se do të ishte diçka e vlefshme, megjithëse kur nuk kisha dëgjuar për të.”

Ai ka thënë se me paratë që do t’i fitojë do të bëjë jetë luksoze në qytet dhe do ta lërë peshkatarinë.

Mësohet se pështyma e balenave është shumë e fortë dhe i ndihmon t’i tretë objektet e forta që i merr gjatë procesit të ushqimit. Për shkak të përmbajtjes, përpunohet dhe shfrytëzohet nga prodhuesit e parfumeve, në mënyrë që aroma tyre të zgjasë më shumë. /Telegrafi/

Peshkatari me masën që është pështymë balene