Site icon Telegrafi

Peshkatari australian qëndron plotësisht i qetë pranë krokodilit gjigant, madje ia kthen shpinën dhe nuk i bën fare përshtypje reptili

Një britanik mbeti i habitur kur pa një burrë nga Australia duke peshkuar pak metra larg një krokodili gjigant.

Tez Blackmore nga pjesa perëndimore e Londrës, ishte duke kaluar pranë lumit Far North në Queensland, kur pa një peshkatar të asaj duke qëndruar pak metra larg krokodilit gjigant të cilit ia kishte kthyer shpinën dhe nuk i bënte fare përshtypje, transmeton Telegrafi.

Sipas britanikut ky ishte një veprim i pamatur, pasi çdo lëvizje e tij ka mundur ta nxit krokodilin që ta sulmojë dhe kjo ka mundur t’i kushtojë me jetë.

“Kam parë gjëra të çuditshme në Australi, njerëz të çuditshëm, por kjo tejkalon çdo pritshmëri timen”, tha Blackmore prapa kamerës derisa filmonte peshkatarin australian.

Ai po qëndronte pak metra larg krokodilit gjigant, duke qenë plotësisht i qetë dhe madje ia kishte kthyer shpinën reptilit. /Telegrafi/

Exit mobile version