Një grup peshkatarësh nga Pennsylvania patën një “përballje tronditëse” me një peshkaqen të madh të bardhë afër bregut të New Jersey.
Jim Piazza 34 vjeçar, nga qyteti Media i Pennsylvania, ishte duke peshkuar bashkë me djalin e tij Jayden, dhe me babanë e tij Joseph afër bregut të Townsends Inlet në New Jersey kur ata e panë peshkaqenin e madh me gjatësi prej 3 metrash.
“Ishte diçka jo e zakonshme, asnjëherë në jetën time nuk kam parë diçka të tillë”, tha Piazza për Fox News.
Banori nga Pennsylvania dhe familja e tij kishin marrë me qira një shtëpi në Sea Isle të New Jersey për të kaluar verën, kur peshkaqeni u shfaq vetëm një kilometër larg bregut gjatë ditës së 4 qershorit.
“Ta shohësh gjigantin e vërtetë të oqeanit këto ditë është diçka e mahnitshme”, tha Joseph, babai i Piazza për Today Show.
Peshkaqeni po notonte qetësisht afet anijes së tyre, dhe nuk u pa të jetë agresiv ndaj familjes, teksa Jim u afrua anash për të filmuar krijesën e bukur dhe misterioze. /Telegrafi/