Site icon Telegrafi

Peshkatarët e shokuar me peshkun misterioz, që e kapën në rrjet (Foto)

Në Hubei të Kinës, dy peshkatarë kanë mbetur të shokuar, pasi e zunë me rrjet një peshk të rrallë, që besohet të jetë mishngrënëse.

Gjallesa misterioze që është kapur pa dashje, është e gjatë dy metra, kurse peshon 100 kilogram.

Fotografia e këtij peshku të lumit, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale në Kinë, ndërsa njohës të ndryshëm e komentojnë si gjallesë që daton që nga dinozaurët, transmeton Telegrafi.

Pasi e kanë zënë, peshkatarët që janë babë e birë, kanë menduar se është një peshk i rrallë vendas, por më pas e kanë vërejtur se është shumë më ndryshe.

Ata e kanë kontaktuar një gazetar lokal, i cili më pas i ka botuar fotografitë në medie.

Një njohës i marinës, që nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë kjo gjallesë është hibrid i peshkut kalua, si dhe një krijese të panjohur.

Ai ka shtuar se peshku nuk është vendas dhe mund të jetë lëshuar nga dikush që ka dashur ta largojë.

Ky peshk gjigant i ujërave të ëmbla, është dërguar në një qendër për gjallesa të egra për t’iu nënshtruar disa hulumtimeve. /Telegrafi/



Exit mobile version