Peshkun që peshkatarët nga Florida, e nxorën nga uji në fund të dhjetorit në bregun perëndimor në një thellësi prej 180 metra, dukej si një përbindësh.
Peshku afro dy metra i madh, peshonte 159 kilogramë dhe ishte rreth 50-vjeç, transmeton Telegrafi.
“Biologët e Institutit për kafshë të egra në laboratorin e tyre përmes analizave të bëra, kanë arritur ta vlerësojnë moshën e peshkut të kapur – 50 vite, që njëherit është peshku më i moshuar i kapur në kuadër të programit për mbrojtjen e gjallesave ujore”, kanë shkruar në Facebook peshaktarët që me krenari postuan fotografinë e peshkut.
Bëhet fjalë për llojin Epinephelus nigitus, e ky lloj peshku zakonisht kapet për të përcaktuar peshën, moshën dhe disa karakteristika tjera. /Telegrafi/