Site icon Telegrafi

Peshkatar që 70 vjet dhe nuk di të notojë

Përkundër viteve që ka ende çdo mëngjes zgjohet në orën pesë dhe niset për në det të hapur. Kishte edhe bashkëpunëtorë, por tash peshkon i vetëm. Ka peshkuar nëpër shi, diell, erë, ndërsa peshqit e kapur dhe gaforret i shet në pazarin e qytetit.

“Nuk jam më i ri dhe nganjëherë e kam të vështirë të vi i vetëm në det, por kjo është jeta ime. Do të merrem me peshkatari deri sa të mundem”, thotë Bill.

Bashkëshortja e tij Margaret (80 vjeçare), me të cilën është i martuar që 57 vite, prej fillimit të lidhjes së tyre kujdeset për të. Ajo tha se kurrë nuk i ka thënë të mos shkojë në peshkim, sepse ajo e din se i pëlqen ta bëjë atë punë. /Telegrafi/

Exit mobile version