Site icon Telegrafi

Peshkaqenin e vogël që e vodhën nga akuariumi, e fshehën në karrocë të mbështjellë si fëmijë (Video)

Pasi u zbuluan nga kamerat e sigurisë, hajnat pranuan që e vodhën një peshkaqen të vogël nga akuariumi i një qendre në Teksas të Shteteve të Bashkuara, për ta fshehur në karrocë të mbështjellë si fëmijë.

Menaxheri i San Antonio Aquarium, ka thënë se është njoftuar nga policia që një njeri është nën arrest, ndërsa shumë shpejtë do t’ju kthehet peshkaqeni i vjedhur, transmeton Telegrafi.

Në këtë qendër ku peshqit mund të preken dhe ledhatohen nga vizitorët, njëri prej tyre e nxori prej ujit peshkaqenin e gjatë rreth 30 centimetra, teksa tjetri e priste me batanije.

Ata e kishin përgatitur mirë vjedhjen, pasi në veturë e kishin kovën me ujë për të mos iu ngordhur.

Ende nuk dihet se çfarë dënimi mund të pësojnë, treshja që së shpejti do të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version