Telegrafi

Peshkaqeni ua futi tmerrin dy australianëve duke notuar vetëm disa metra afër tyre

Pamjet me dron kanë kapur momentin e tmerrshëm kur një peshkaqen po notonte shumë afër banorëve në një plazh të Sidneit, Australi.

Videoja e shpërndarë nga DroneSharkApp tregon momentin kur dy notarë po shkonin drejt një grupi të peshqve salmon, gjatë zhytjes së tyre mëngjesin e së shtunës në plazhin ikonik Bondi, transmeton Telegrafi.

Derisa po notonin afër grumbullit të peshqve, një peshkaqen u shfaq aty papritur.

Gruaja përfundimisht vërejti grabitqarin nën ujë vetëm disa centimetra larg prej saj. /Telegrafi/