Vizitorët dhëne alarmin fillimisht, ndërsa më pas panë se lindën peshkaqenë të vegjël dhe sesi nëna e tyre i mbijetoi ‘sulmit’.
E gjithë skena ndodhi në akuariumin nënujor në New Auckland. Një peshkaqen sulmoi në stomak një femër të së njëjtës specieje. Drejtuesit e objektit arritën të kujdesen për të vegjlit dhe nënën, duke i bërë kësaj të fundit qepjen pas prerjes cezariane.
Peshkaqenët e vegjël janë futur në një vend të sigurt pasi mund të jenë pre e peshkaqenëve më të mëdhenj.
Drejtuesit thonë se nëse lindja do të kishte ndodhur natën të vegjlit nuk do të jetonin pasi do të sulmoheshin nga peshkaqenët e mëdhenj menjëherë. Ata shprehen të çuditur se si kafshimi është bere në një zone të saktë për të mos plagosur për vdekje as nënën e as të vegjlit. /TCH/Telegrafi/