Pushuesit e një plazhi në Amerikë janë tronditur me një peshkaqen të madh i cili po notonte në ujërat e cekëta në brigjet e Florida-s.
Peshkaqeni i cili po notonte me një shpejtësi, bëri që disa prej pushuesve aty të vraponin menjëherë drejt bregut, transmeton Telegrafi.
Disa që nuk e kishin vërejtur praninë e tij, po notonin qetësisht në det. Por pushuesit që ishin aty pranë, po i bërtisnin që të dilnin menjëherë nga uji.
Peshkaqeni po lëvizte me një shpejtësi të tillë sa që dukej se po krijonte valët e tij në sipërfaqe. /Telegrafi/