Site icon Telegrafi

Peshkaqeni që përfundoi në pishinë, shpëtohet nga një grua duarthatë (Video)

Melissa Matheier ka qenë në një pushimore në Sydney të Australisë, ku ka intervenuar për të shpëtuar një peshkaqen, që kishte përfunduar në një pishinë.

Duarthatë dhe pa asnjë mjet ndihmës, ajo e ka kapur gjallesën për ta kthyer sërish në det, transmeton Telegrafi.

“Nuk ishte më i gjatë se një metër, ishte një bebe që nuk përbën aspak rrezik”, ka thënë Matheier me modesti.

Rasti është përhapur me shpejtësi ne medie, për guximin e saj dhe teknikën për ta kapur peshkaqenin që ka lëkurë shumë të rrëshqitshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/JZ1my9d5tzY

Exit mobile version