Site icon Telegrafi

Peshkaqeni 4,5 metra copëton notuesin në plazhin e Sydney, dëshmitarët filmuan momentin rrëqethës

Një peshkaqen i bardhë 4.5 metra i gjatë ka sulmuar dhe mbytur një burrë në Australi, dhe kjo skenë e tmerrshme ndodhi para disa dëshmitarëve okularë që arritën ta filmojnë këtë.

Ekipet e shpëtimit vrapuan në Buken Point në afërsi të plazhit Little Bay të Sydney, pasi që morën telefonatën për një sulm të peshkaqenit, transmeton Telegrafi.

Në videon rrëqethëse nga vendi i ngjarjes që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihen peshkatarët duke vëzhguar notuesin që sulmohet nga peshkaqeni.

https://twitter.com/danieloverheard/status/1493879527680143362?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1493879527680143362%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3873277%2Fsidnej-velika-bela-ajkula-pojela-coveka

Dëshmitarë thanë se panë peshkaqenin duke ngrënë gjymtyrët e trupit të burrit, të cilin fillimisht e ndau në dysh. Megjithatë ekipet e shpëtimit arritën t’i gjejnë disa nga gjymtyrët e tij.

“Dikë sapo e kafshoi peshkaqeni. Njerëz, është çmenduri. Është një peshkaqen i madh i bardhë. Dëgjova britma dhe kafshime, e trupi pluskonte mbi ujë. Peshkaqeni u rikthye edhe ato për t’i ngrënë dhe u zhduk”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar.

Mediat lokale raportojnë se ky është rasti i parë i vdekjes nga sulmi i ndonjë peshkaqeni në Sydney që nga viti 1963. Besohet se viktima ishte një banor lokal që e njihte mirë plazhin dhe vazhdimisht notonte. /Telegrafi/

Exit mobile version