Site icon Telegrafi

Peshkaqenët mund të bëhen të padukshëm

Shkencëtarët e Instituti në Leuven zbuluan se peshkaqenët me anë të kontrollit të organeve të cilët krijojnë dritë, fosfor, në anën e poshtme të trupit të tyre mund të marrin shkëlqim të mjaftueshëm për të krijuar iluzionin se janë të padukshëm.

Me këtë mekanizëm të jashtëzakonshëm, trupi i tyre mund të ndriçojë me të njëjtën forcë si edhe dielli nën ujë, dhe kështu të bëhen të padukshëm në sytë e presë.

Udhëheqësi i grupit të shkencëtarëve, Julien Claes tha se dhjetë për qind e peshkaqenëve mund të ndriçojnë, ndërsa funksioni primar i kësaj aftësie me siguri është tërheqja e partnerit.

Peshkaqenët janë grabitqarët më të rrezikshëm të detit të cilët besohet se janë të vjetër më shumë se 420 milionë vite. /Telegrafi/
 

Exit mobile version