Telegrafi

Peshkaqenët e bardhë në rrezik zhdukjeje

Pas vlerësimit të 58 specieve të peshkaqenëve, Grupi i Specialistëve i Peshkaqenëve (SSG), përcaktoi që gjendja e tyre është mjaft alarmante.

Peshkaqeni i bardhë është në rrezik të zhdukjes, për shkak të rënies së numrit të këtij lloj të peshkaqenit, transmeton Telegrafi.

Sipas faqes së internetit të Fondit të Ruajtjes së Peshkaqenëve (SCF), këta peshq u shfaqën 400 milionë vjet më parë.

Studimi i kryer nga SSG është pjesë e një projekti global për të vlerësuar tendencat e popullsisë që përfshin 174 ekspertë nga 55 vende.

Megjithëse Australia është një vend kryesor në ruajtjen e peshkaqenëve për shkak të kufizimeve të peshkimit, 9 specie nga 17 të klasifikuara gjenden në ujërat e saj.

Peter Kyne, një biolog Universitetin Charles Darwin dhe koordinator i SSG, shpjegoi në një raport për mediet se shumica e specieve të kërcënuara në atë vend “banojnë në ujëra të thella dhe kanë veçantinë e rritjes dhe riprodhimit shumë të ngadaltë”.

Kjo gjeneron pak rezistencë ndaj presionit të peshkimit, sepse ata kapen para rritjes së popullsisë së tyre.

Përveç peshkimit, kulmi i vonshëm i pjekurisë seksuale dhe pjelloria e ulët janë shkaqet që shpjegojnë kërcënimin e zhdukjes për shumicën e peshkaqenëve në nivel global, sipas Agjencisë së Informacionit Conacyt. /Telegrafi/