Telegrafi

Peshk i furrës me qepë dhe domate

Nevojiten:

* 1 kg peshk
* 2 filxhanë kafeje vaj
* 3-4 kokrra qepë
* 1 filxhan kafeje uthull
* 3-4 kokrra domate ose
* 1 lugë gjelle salcë
* 3 patate
* kripë e piper
* 1 lugë kafeje miell
* 1 tufë majdanoz
* 1 gjethe dafinë

Përgatitja:

Pastrohet peshku si zakonisht, pritet në dy copa për racion, lahet me ujë të bollshëm, kullohet mirë dhe vihet në tavë.

Prisni patatet në feta që të gatuhen më shpejt.

Sipër hidhet pak kripë e piper. Qepët e pastruara, priten në formë gjysmë rrethi të hollë dhe skuqen në vaj derisa të zbuten mirë.

Shtohet miell i situr duke vazhduar skuqjen, domatet e qëruara nga cipa dhe të prera, uthull, pak ujë, kripë, piper, dafinë, kërcejtë e majdanozit të grirë hollë. Pasi gjithë kjo masë merr valë, i hidhet peshkut sipër dhe futet në furrë të piqet 20-25 minuta.

Sipër peshkut vihet salca e vet dhe fletë majdanozi të grirë hollë, ndërsa anash patatet e skuqura. /Telegrafi/