Zv. kryeministri Vlladimir Peshevski ka deklaruar në konferencë shtypi se qeveria është duke i evidentuar të gjitha vërejtjet e Raportit të përparimit të KE-së për Maqedoninë dhe se do të vazhdohet me zbatimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, Peshevski thotë se duhet që të fokusohemi në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, duke shtuar se qeveria e re do t’i jepë fund krizës politike në vend.
Peshevski shtonë se vendi gjendet në një situatë të ndërlikuar politike, ndërkaq BE-ja është pjesë e proceseve politike në Maqedoni, por sipas tij, duket që të jemi të vëmendshëm kur e lexojmë raportin./Telegrafi/