Nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, sot ishte pjesëmarrës në biznes-forumin “Panel diskutimi: transport dhe logjistikë”, në kuadër të mbledhjes së pestë të 16 vendeve nga Evropa lindore, e mesme dhe Kina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Porosia e Peshevskit nga biznes-forumi ishte se prezenca e kryeministrit Emil Dimitriev në këtë ngjarje të madhe do të jap efekt pozitiv për Maqedoninë.
Sipas Peshevskit, fakti që disa institucione financiare porperëndimore japin vërejtje për bashkëpunimin e Maqedonisë me Kinën, duhet të merren me rezervë, pasi shteti i Maqedonisë më shumë po ndërtohet me investime evropiane se sa me kineze./Telegrafi/