Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj është bërë sot (e hënë) baba për herë të parë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, ku ka ndarë me fansat takimin e parë mes duarsh me të birin.
Erkandi dhe bashkëshortja e tij e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Dijar.
“Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur në jetë, djalin tim Dijar Qerimaj” , shkruan Erkandi në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/