Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier i kanë përfunduar matjet zyrtare për përballjen e tyre në kuadër të UFC 242.
Kjo përballje e arteve të përziera marciale, ‘UFC 242’, do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe më 7 shtator 2019 nga ora 22:00 sipas kohës tonë lokale.
Të dy luftëtarët kanë kryer të gjitha përgatitjet, matjet dhe përballjen para meçit dhe kështu janë gati për këtë duel.
Khabib Nurmagomedov is here 8 minutes early. He just checked his weight and said he’ll be back in 10 minutes 😬🤷🏻♀️ #UFC242 pic.twitter.com/BhYnCtpfEW
— Farah Hannoun (@Farah_Hannoun) September 6, 2019
Të dy luftëtarët kishin nga 70 kilogramë, peshë kjo që u lejon ta zhvillojnë përballjen.
Luftëtari çeçen dhe ai amerikan do të ndeshen mes vete mbrëma në kërkim të titullit në kategorinë e peshave të lehta në UFC, i cili mbahet nga Khabib.
Sikurse Khabib, ashtu edhe Poirier u panë të relaksuar gjatë përballjes, ndërsa treguan respekt për njëri-tjetrin.
Ndryshe, Khabib ka një rekord prej 27 fitoreve dhe asnjë humbje, ndërsa Poirier ka 25 fitore dhe pesë humbje. /Telegrafi/
This Diamond's weight is 155 pounds 💎 @DustinPoirier #UFC242 pic.twitter.com/ld7YmnOfAG
— ESPN MMA (@espnmma) September 6, 2019