Telegrafi

Pesha e tepërt rreth barkut, rrezik i lartë për sëmundje të veshkave

Është e njohur tashmë se të kesh bark në “formë-molle”, në krahasim me formë-dardhe, shton rrezikun e zhvillimit të problemeve kardiovaskulare.

Ky hulumtim, në gazetën e Shoqatës Amerikane “Nephrologia”, gjeti shenja të problemeve në veshka në edhe raste të ndryshme të njerëzve me forma të barkut si një mollë.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thanë se njerëzit duhet të kujdeset më shumë për shëndetin e tyre veshkave. Hulumtimi, nga një ekip në Holandë, studioi më shumë se 300 njerëz të cilët kishin një ose peshë trupi të shëndetshme ose që ishin mbipeshë.

Ata gjetën se të paturit e një raporti të lartë bel-kofshë, shihet në ata që kishin formë molle dhe kjo është e lidhur me funksionin e ulët të veshkave, duke reduktuar nivelin e lartë të gjakut në veshka. Ky ishte rasti edhe në ata që ishin të shëndetshëm. /Telegrafi