Site icon Telegrafi

Pesëvjeçarja sumnabul doli nga dhoma e hotelit dhe kaloi murin mbrojtës të ballkonit, ra nga kati i 11-të – shpëtoi mrekullisht (Video)

Një vajzë 5-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht edhe pse ka rënë nga 30 metra lartësi më saktësisht nga kati i 11-të i hotelit, pasi kishte ecur sumnabul nga dhoma e hotelit dhe ishte ngjitur në murin mbrojtës të korridorit.

Babai i vogëlushes Decha Sookplum, 43-vjeç, e kishte dërguar bijën e tij 5-vjeçe në një aheng në Pattaya të Tajlandës, ku kishin qëndruar në hotelin Varee Homtien, transmeton Telegrafi.

Por, kamerat e sigurisë kanë filmuar vogëlushen në orët e para të mëngjesit duke dalë nga dhoma e hotelit, derisa babai i saj ishte në gjumë dhe ishte ngjitur në rrethojë dhe kishte qëndruar e varur për pak sekonda.

Në një moment kishte humbur forcën në duar dhe kishte rënë në tokë. Me të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur, punonjësit e hotelit e kishin dërguar vajzën me urgjencë në spital e babanë ia kishin zgjuar për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur.

“Nuk e di fare kur është larguar nga dhoma. Mendoj se ajo nuk e dinte se çfarë kishte bërë derisa kishte hapur sytë dhe ishte munduar të ngjitet”, ka deklaruar babai i saj që me profesion është polic.

Megjithatë edhe pse ka pësuar lëndime serioze, vajza ka shpëtuar nga më e keqja. /Telegrafi/

Exit mobile version