Telegrafi

Pesëvjeçarja shpëton motrën e vogël, vdes vetë në spital – pamje që tregojnë brutalitetin e luftës në Siri

Një përpjekje e dëshpëruar e një vajze pesëvjeçare për të shpëtuar motrën e saj të vogël nga rënia e një ndërtese të goditur nga bombat në Siri, ka kapur brutalitetin e luftës së vendit.

Siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa imazhe të publikuara nga media siriane SY24 që tregojnë Riham të bllokuar në rrënojat duke mbajtur motrën e saj të mitur me këmishën e saj.

Ndërsa, siç thuhet tutje, babai i tyre dukej në horror, pak momente pasi ndërtesa ishte goditur nga sulmet ajrore të realizuara nga forcat e mbështetura nga qeveria të mërkurën në provincën Idlib të kontrolluar nga rebelët.

“Kur arrita në atë vend, babai po përpiqej të shpëtonte fëmijët e tij, të cilët ishin bllokuar në rrënojat, duke bërtitur dhe duke qarë me dhimbje të madhe”, ka thënë Bashar al-Sheikh, një fotograf i SY24, fotografia e të cilit në skenë ka tërhequr vëmendje të madhe në internet.

“Pas rënies nga kati i pestë, si pasojë e plasaritjes së ndërtesës, fika kamerën dhe shkova për t’i shpëtuar ata dhe për t’i vendosur në një makinë për t’i çuar në spital”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, mediat siriane kanë raportuar se Riham vdiq në spital, ndërsa motra e saj mbetet në kujdesin intensiv.

Të enjten, aktivistët sirianë dhe punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën 10 civilë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmet ajrore në fshatra dhe qytete në zonat që mbahen nga rebelët në Sirinë veriperëndimore.

Bombardimi goditi Idlib, Aleppo dhe provincat Hama. /Telegrafi/