Telegrafi

Pesëvjeçarja e varur në ballkon të katit të shtatë shpëtohet nga zjarrfikësit (Video)

Ky është një moment rrëqethës kur një zjarrfikës e shpëton një vajzë pesëvjeçare, e cila po qëndronte e varur në ballkonin e apartamentit.

Besohet se ajo ishte vetëm në apartament në ato momente, ndërsa rrezikohej të rrëzohej nga kati i shtatë, transmeton Telegrafi.

Por kalimtarët e rastit ishin alarmuar kur e panë të varur dhe menjëherë njoftuan ekipet emergjente, të cilët iu përgjigjën telefonatës dhe e shpëtuan me shkallët elektrike të zjarrfikësve.

Vogëlushen e kishte lënë nëna e saj duke fjetur në apartament, pasi kishte shkuar që ta marrë me veturë të dashurin e saj në palestrën e fituesit.

Por ende nuk dihet se si kjo vogëlushe kishte përfunduar jashtë ballkonit. /Telegrafi/