Një vajzë 5-vjeçe është shpëtuar nga dy burra të cilët ndalën shpejtësinë e përplasjes së saj në tokë, derisa po binte nga kati i pestë e apartamentit.
Aysha kishte arritur të dalë nga dritarja dhe të qëndroj e varur, derisa nëna e saj ishte jashtë për të bërë “shoping”, transmeton Telegrafi.
Por kur dy kalimtarë rasti e vërejtën duke qëndruar e varur në dritaren e apartamentit në Makhachkala të Rusisë, reaguan me shpejtësi duke ia ndalur me duar presionin e rënies në tokë.
Për fat të mirë ata e kapën, megjithatë ajo përfundoi në tokë. Me të dërguar në spital është konstatuar se ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.
Kamerat e sigurisë të vendosura në hyrjen e ndërtesës kanë filmuar këtë moment rrëqethës, kurse burrat që e shpëtuan nga vdekja vogëlushen janë identifikuar si Tahgir Magomedov dhe Aydemir.
Raportohet se vajza peshon vetëm 17 kilogramë, dhe për këtë arsye nuk e kishin edhe aq problem t’ia ndalin hovin. /Telegrafi/