Në internet është duke qarkulluar një video rrëqethëse, në të cilën shfaqet një djalë duke qëndruar i varur në kabinën e një luhatëse në 40 metra lartësi në një park të lodrave në juglindje të Kinës.
Djaloshi 5-vjeçar ishte vetëm në kabinën e luhatëses pasi që e ëma e tij donte t’i kursente 3 euro. Por në një moment ai ka rrëshqitur nga dritarja e kabinës dhe qafa i ka ngecur në një shufër të metaltë, që në fakt edhe ia shpëtoi jetën, transmeton Telegrafi.
Dhe pasi që ishte vetëm në kabinë nuk ka mundur të futet sërish brenda, dhe kështu punonjësit e parkut të lodrave u detyruan të ngadalë ta zbresin në tokë, derisa e ëma e tij me ankth priste ta shihte të birin e gjallë.
Siç raportojnë mediat kineze, nëna e vogëlushit ishte grindur me punonjësit e parkut rreth çmimit, dhe pasi që e kishte vlerësuar se ishte shumë shtrenjtë, e kishte bindur punonjësin që ta lejon të birin e saj pa mbikëqyrje të futet në kabinën për të rriturit.
Dhe sapo që kishte filluar të ngjitet lart luhatësja, djaloshi ishte përvjedhur disi në dritare dhe kishte ngecur më këmbë në ajër në një lartësi prej 40 metrave. Për fat të mirë djaloshi ka pësuar me vetëm disa gërvishtje të lehta në qafë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5MQqKwjjiXs