Site icon Telegrafi

Pesëvjeçari theu rekordin e “pompave në ajër”

Stroe, të cilin e ka stërvitur i ati i cili po ashtu merret me gjimnastikë, ka lënë pa mend shikuesit e televizionit shtetëror kur gati dyfish mposhti rekordin aktual prej 12 “pompave ajrore”.

Djaloshi bëri 20 pompa gjatë të cilave këmbët nuk guxojnë të prekin tokën. Giuliano u bë I njohur në mbarë botën pasi që xhirimi i thyerjes së rekordit është publikuar në “Youtube”.

Gjatë vitit të kaluar, ai hyri në librin e rekordeve Guinness pasi në largësinë prej dhjetë metrave eci shumë shpejtë me duar derisa mbante një top të rëndë ndërmjet këmbëve.

“Ai vjen me mua në sallën e gjimnastikës prej se ka lindur. Gjithmonë ka ardhur me mua në stërvitje. Megjithatë, ai është vetëm një fëmijë dhe kur lodhet dhe mërzitet nga ushtrimet atëherë thjeshtë dalim të luajmë”, tha babai i Giulianos. /Telegrafi/
 

Exit mobile version