Site icon Telegrafi

Pesëvjeçari plaçkit çerdhen

Djelmoshat kanë hyrë me dhunë në çerdhen e qytetit rumun Zirlau, kanë hallakatur të gjitha hapësirat dhe kanë marrë një numër të madh të lodrave me vete.

Policinë e ka lajmëruar roja i cili e ka parë dritaren e thyer dhe një kaos të vërtetë në çerdhe.

Hulumtimi i kryer ka thënë se “plaçkitësit” kanë kërkuar para, por policët janë çuditur pse nga ndërtesa janë marrë vetëm lodrat.

Fëmijët, sigurisht të frikësuar me praninë e policisë në qytet, kanë pranuar krimin e tyre.

Djaloshi i vogël i ka thënë policisë se ka qenë i mërzitur pse gjatë pushimeve të tij verore nuk mundte të luaj me lodrat e tij, dhe se nuk ka mundur të pres shtatorin që të filloj të luaj sërish me to.

Exit mobile version