Site icon Telegrafi

Pesëvjeçari nuk mendon dy herë, hidhet dhe shpëton qenin që po mbytej në një pishinë

Ky është momenti frymëzues kur një djalë pesë vjeçar, i cili sapo mësoi të notonte, shpëtoi nga mbytja qenushin e tij të vogël.

Pamjet e vëzhgimit tregojnë qenin e vogël duke parë reflektimin e tij në ujë përpara se të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë brenda, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht zhurmës për të dalë nga uji, ai është “tërhequr zvarrë” deri në qendër të pishinës – dhe “shtrihet” i pafuqishëm për disa minuta.

Por vogëlushi u tregua i guximshëm dhe pa u menduar, u hodh në ujë për të shpëtuar qenin. /Telegrafi/

Exit mobile version